Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.
Sipas TCH, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.
Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së. Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.
Largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe.
Mungesa e ilaçeve për të sëmurët me kancer, skandali te Onkologjiku, mungesa e disa shërbimeve bazë apo kushtet në spitale janë disa nga problemet që kërkojnë ndërhyrje emergjente dhe largimi i ministres fill pasi mori këtë detyrë të rëndësishme ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si do të punohet për përmirësimin e tyre.
Vetë ministrja tha se me këtë post që ka marrë i është futur një oqeani të madh dhe krah Ramës, shpalosi sfidat me të cilat do të përballet, ndërsa kujtoi si emergjencë rimbursimin e barnave onkologjike.
Nuk dihen arsyet e largimit të ministres për 2 jave jashtë vendit, nëse lidhen me aspekte personale, por ajo çfarë ka bërë në vetëm pak ditë punë është shkarkimi i drejtorit të FSDKSH Spartak Zekja dhe emërimi i drejtueses së re të QSUT-së, pas largimit të Florenc Spahos.
Deri në kthimin e saj në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë mbetet “jetime”.
Ajo erdhi per te ber ta, cfar do lloj arsye qe te kete kjo eshte e tepert, kur mjeke sia ne vend eshte per tok!Seshte ne pune po roga i ecen por me regoll pra me ndergjegjje duhet ti hiqet. Kurse per nje puntor osé per nje nenpunes te thjesht perjashtim nga puna menjehere. Ky eshte shembulli me i mire qe i jep vendit te tij Edi me i dashuri i shqiptreve. Prandaj mos e zhginje kete popull sidomos ne pesionisteve qe te dham voten.
Do ta zëvëndësoj Diella ????