TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2023, 14:19

Luizi zbulon arsyen pse takoi Oltën të parën kur hyri në Big Brother: Kisha informacione për të!

Shkruar nga Pamfleti
Luizi zbulon arsyen pse takoi Oltën të parën kur hyri në Big

Luizi gjatë një bisede me Elvis Pupën ka treguar pse në momentin e parë që u bë pjesë e shtëpisë, nuk takoi asnjë banorë, por shkoi direkt te Olta.

Luizi u shpreh se Oltën nuk e njihte fare jashtë, por kishte informacione për të, bazuar nga lajmet që kishte lexuar. Shto faktin që është aktore, tha Luizi, që natën e parë mendoi se Olta do ishte rrezik për rrugëtimin e tij.

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari e nisën rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP” si dy miq të mirë, por ngjarjet morën papritur tjetër rrjedhë dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi.

Tashmë në lojë, Olta dhe Luizi janë “armiq”, që shpesh janë përplasur përballë por edhe kanë hedhur thumba pafund për njëri-tjetrin.

Publiku i sheh si dy konkurrentët “kryefjalë” e këtij spektakli, ndërsa vetë Luizi është i bindur se Olta është thjesht personi që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.

Lini një Përgjigje