TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 23:01

“S’i imponohet dot PD-së”, Kopliku i përgjigjet Lapajt: Nuk na vendos dot kushte

Shkruar nga Pamfleti
“S’i imponohet dot PD-së”, Kopliku i përgjigjet
Ted Kopliku

Ted Kopliku, drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, duke folur për propozimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”, deklaroi se Adriatik Lapaj nuk mund t’i vendosë kushte PD-së.

Ai theksoi se thirrjet e Lapajt nuk bëjnë sens duke pasur parasysh faktin se partia e tij dhe disa të tjera ekzistojnë duke kundërshtuar vetë PD-në.

“Nëse zoti Lapaj merret me politikë, duhet të pranojë një raport forcash mes partive në Shqipëri. Kushtet që vendos Lapaj, duken sikur është ai drejtuesi i gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka logjikë. “Shqipëria Bëhet” dhe partitë e tjera si ajo ekzistojnë vetëm duke kundërshtuar Partinë Demokratike. Këto ekzistojnë duke thënë “nuk jemi si ata”. Kanë rënë në kurthin e vet. Ata kërkojnë të njëjtat gjëra që kërkon edhe PD-ja. Por, nuk shoh zgjatje dore ndaj PD-së”, tha Kopliku në “A2CNN”.

Ai theksoi se është dakord me atë që thotë Lapaj se duhet bashkim mes partivë opozitare, por shtoi se një parti që në koalicon ka 60 mijë vota nuk mund të imponojë kushte.

“Zoti Lapaj foli se si është normalizuar e keqja në vend. Pjesë e këtij normalizimi ka qenë edhe vetë Lapaj. Lapaj normalizonte kur zoti Berisha arrestohej, kur Partisë Demokratike i merrej vula, i merrej e drejta për me kandidu si një parti politike apo protestave përballë Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo e bën këtë dyshim në qëllimin e zotit Lapaj. Jam dakord me atë që thotë zoti Lapaj, pra që duhet bashkim i të gjitha partive politike, por duke marrë në konsideratë peshën specifike që secila ka. Nuk mund të vijë një parti e cila ka në koalicion diku tek 60 000 vota, t’i përcaktojë kushtet për me heq flamujt një partie politike e cila zgjedhjet e fundit mori 530 mijë vota përtej vjedhjeve, përtej manipulimit”, shtoi Kopliku.

 

kopliku pd lapaj

2 Komente

  1. R
    Roku

    Ky çun i trashe qe nuk ka asgje ne terezi, nuk ka kuptuar qe po i bejne nder, sepse ne zgjedhjet e tjera PD, sikurse ka bere ne keto 13 vite, dote humbe prape dhe kesaj rradhe me thelle. Ne fakt Berishes nuk i intereson se pazaret me Ramen po vazhdon ti beje, dhe ketij çuni, qe nuk ka bere asgje ne jete, i leverdis te ngrohe karrigen e byrazerit e jo te luftoje per te fituar zgjedhjet..

    1. T
      Tironci

      Po ky idiot nuk e di qe Berisha ja mori vulen PDs jo njeri tjeter Berishes. Harron ky dordomyz qe Lulezim Basha ishte kryetar I PDs dhe jo Berisha. Ishte Edi Rama qe I beri nder Berishes dhe I dha vulen por dhe Luli vocerr qe pas dyerve punonte qe Berisha tja merrte vulen. Tani ate vile ta fusi ne bythe se PD ka marre fund. Jane te gjithe rrugve si pula pa koke.

      Lini një Përgjigje