TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 19:55

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj akuza Ramës: Mashtrues që i ka vjedhur palcën këtij populli në 13 vite!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kryeministrisë, Lapaj akuza Ramës: Mashtrues që i
Adriatik Lapaj

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama se është mashtrues dhe hajdut.

Lapaj shtoi se Rama është individi i cili i ka vjedhur popullit shqiptarë palcën në këto 13 vite duke i kanalizuar paratë e vendit në pak duar.

“Sot është simbol i korrupsionit dhe i tillë do të mbahet mend gjatë. Ai sot njihet si Edi që drejton bandën që e ka vjedhur më së shumti Shqipërinë. Edi Rama pretendon se ai është autor i Reformës në Drejtësi dhe se është krah drejtësisë. Edi Rama pretendon se është njeriu që po modernizon shtetin shqiptar. Edi Rama pretendon se është njeriu që ka luftuar korrupsionin. Edi Rama pretendon se në spitalet tona ka ilaçe dhe shërbimet janë më të mira se më parë. Edi Rama pretendon se bujqësia është vijuar nën qeverisjen e tij. Edi Rama pretendon se ka luftuar korrupsionin. Edi Rama pretendon se ka rritur pensionet dhe se prindërit tanë jetojnë më mirë se në të shkuarën. Edi Rama premton dhe pretendon se është njeriu që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe se po ndërton Europën këtu në vatrat tona. Edi Rama është një mashtrues i cili i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite duke i kanalizuar paratë e vendit tonë në pak duar. Ndaj, ne sot sërish njëzëri i themi: “Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut”, tha Lapaj.

lapaj kryeministri protes

Lini një Përgjigje