Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, në protestën kombëtare para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për bashkim kundër regjimit të Edi Ramës. Lapaj shprehet se Ramës po i dalin skandalet një pas një dhe po i bie fasada.
Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se po qëndrojnë në ditën e 55 të qëndresës së tyre përpara një godine, e cila do të mbahet mend që është zaptuar nga “Edi Rama dhe hajdutët e tij”.
“Sot jemi në ditën 55 të qëndresës në goditën që do mbahet si godina e zaptuar. Kësaj qeverie po i dalin skandalet dhe i marrë peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimin në krahë të drejtësisë e kishte vetëm fasadë…Ai dy ditë më parë ishte në Divjakë dhe në krah kishte Ballukun si karshillëk që i bën drejtësisë, duke i thënë se kot sa lodheni sepse unë e ka marrë në mbrojtje. Ai me Belindën në krah i bënte sfidë SHBA që i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot të gjithë bashkë kundër Edi Ramës që mban në krah Belindën”, tha ai.
Më tej nënvizoi se ata që vjedhin shqiptarët po rreshtohen në një front. Lapaj tha se koha është tani për të vepruar kundër të korruptuarve.
“Nuk ka më kohë. Koha është tani, bashkimi duhet të ndodhë tani. Secili nga ata që më dëgjon ta pyesë veten se për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk rrëzohet kur kapet me një abuzim 53 mln euro nga zv kryeministrja, për çfarë mund të dorëhiqet një qeveri nëse nuk dorëhiqet apo nuk detyrohet të dorëhiqet kur kapet për një pazar 100 mln euro nga AKSHI, nëse ekonomia shkon pikiatë si këtu apo qindra mijëra largohen. “, theksoi Lapaj.
Sipas tij, çdo ditë që kalon Rama do të forcojë autokracinë e tij dhe me skandalet, do t’u vjedhin edhe më shumë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve.
“Pse duhet të ikin nesër pasnesër, pas 5 vjetëve apo 10 vjetëve. Çdo ditë që kalon forcon autokracinë e tyre, diktaturën e tyre dhe çdo skandal që ndodh e bën edhe më të pamundur rrëzimin e atyre që sot ju vjedhin jetën, të tashmen dhe të ardhmen ndaj mendohuni mirë. Kjo është betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit dhe një shumice të vuajtur.”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje