Politike16 Mars 2023, 16:07

Si u ndanë votat në KAS? 4 anëtarë pro Alibeajt, vetëm Elvis Çefa kundër

Shkruar nga Pamfleti

Si u ndanë votat në KAS? 4 anëtarë pro Alibeajt, vetëm

Pjesa dërrmuese e anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve kanë qenë pro regjistrimit të PD në zgjedhje me emrin e Alibeajt. Sot KAS rrëzoi Ilirian Celibashin dhe sipas informacioneve 4 anëtarët që kanë dalë pro PD janë: Elvin Lako; Ilirjan Rusmali; Koli Bele dhe Ledio Braho.

Ndërsa i vetmi që ka dalë kundër është Elvis Çefa.

Sot KAS i dha fund bllokimit që krijoi Celibashi, pasi vendosi që ajo të hyjë në zgjedhje nën emrin e Alibeajt.

 

kas celibashi alibeaj