Politike16 Mars 2023, 15:31

PD shpall “non grata” Celibashin, Bardhi: Nuk është i dëshiruar për demokratët, boll me qoka politike

Shkruar nga Pamfleti

PD shpall “non grata” Celibashin, Bardhi: Nuk është i

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS, për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 Majit.

Bardhi shprehet se Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shpallur non-grata, për Partinë Demokratike. Sipas deputetit Celibashi nuk ka marrë një vendim të drejtë, ku ka zvarritur regjistrimin e PD-së në kundërshtim të ligjit, duke cenuar edhe procesin zgjedhor.

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!”, shkruan në rrjetet sociale Bardhi.