Politike16 Mars 2023, 15:18

“Të shkojmë të bashkuar në zgjedhje”, Alibeaj përshëndet vendimin e KAS: Celibashi, zgjatim i politikës së vjetër

Shkruar nga Pamfleti

“Të shkojmë të bashkuar në zgjedhje”, Alibeaj

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të regjistruar PD në zgjedhje.

KAS rrëzoi vendimin e Ilirian Celibashit dhe kërkoi që PD të figurojë me kryetar Alibeajn. Ky i fundit nuk ka kursyer thumbat ndaj Celibashit. Nga ana tjetër ka lëshuar një tjetër mesazh për bashkimin e PD.

“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, tha ai.

celibashi alibeaj zgjedhje