TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 21:47

Sistemi elektronik dështoi, Celibashi i jep vlera vetes: Zgjedhjet ishin shumë të suksesshme

Shkruar nga Pamfleti

Sistemi elektronik dështoi, Celibashi i jep vlera vetes: Zgjedhjet ishin

Kryekomisioneri i KQZ tha se zgjedhjet vendore të 14 majit, në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë qenë një proces i suksesshëm.

Ndonëse pati një dështim total me sistemin elektronik, Celibashi vijon të mburret se zgjedhjet ishin sukses.

I ftuar në “Barometri”, Celibashi tha se koha e nxjerrjes së rezultatit ishte më e shpejtë dhe më me pak probleme.

Ka disa faktor ose fakte që tregojnë se procesi zgjedhor i 14 majit 2023, veçanërisht procesi i nxjerrjes së rezultatit dhe administrimit të rezultatit zgjedhor, mendoj se dallueshëm nga edicionet e zgjedhjeve të shkuara, qoftë në cilësinë e qoftë në aspektin e kohës është i tillë që i përkufizon këto zgjedhje si të suksesshme. Problematika ka pasur sidomos paraditen e të dielës, kur patëm probleme me pajisjet në disa qendra votimi”, tha Ilirjan Celibashi për “Euronews Albania”.

celibashi zgjedhjet

Lini një Përgjigje