TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 12:50

Skandali në Bashkinë e Tropojës, Rexh Byberi firmos projektbuxhetin për 2025 nga arresti i shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali në Bashkinë e Tropojës, Rexh Byberi firmos
Rexhë Byberi

Nëse kishte leje dalje nga kush subjekt ju dha kjo leje, e nëse kjo leje ekziston atëherë bashkia Tropojë ishte me dy kryetarë në datë 6.12.2024!? 

Pavarësisht se Gjykata e Posaçme i rrëzoi javën e kaluar kërkesën për pezullimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”,  kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi vijon i pa trazuar aktivitet e tij poltik.

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, nën hetim nga SPAK për akuzën ‘shpërdorim detyre’, ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ që është ende në fuqi dhe ka firmosur projekt-buxhetin e vitit 2025  të bashkisë Tropojë i cili është njoftuar të mbahet mbledhja me Këshillin Bashkiak me datë 24.12.2024.

Projektbuxheti i dërguar për njohje Këshillit Bashkiak mban firmën e z.Rexhë Byberaj i cili edhe pse në arrest shtëpie ka firmosur projekt buxhetin e vitit 2025, çka përbën një shkelje e rëndë të vendimit GJKKO nr.112 date 6.9.2024 ku i caktoi z.Rexhë Byberaj masën arrest shtëpie.

Skandali në Bashkinë e Tropojës, Rexh Byberi firmos

Pra nën masë arresti nga GJKKO, Rexhë Byberaj doli dhe firmosi projektbuxhetin e bashkisë, kur ai kishte komanduar znj.Zyra Ismalaj si kryetare bashkie.

Nëse kishte leje dalje nga kush subjekt ju dha kjo leje, e nëse kjo leje ekziston atëherë bashkia Tropojë ishte me dy kryetarë në datë 6.12.2024!? 

Byberi bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi edhe për zv.kryetarin Kërrnaja, për të njëjtën akuzë. 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 ;ekë. Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023 i kanë kaluar për kompetencë SPAK.

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak./ Pamfleti

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje