Politike24 Korrik 2023, 16:24

Skandali në PD, deputetja Pampuri firmos dy herë për ti marrë vulën Gazment Bardhit

Shkruar nga Pamfleti
Skandali në PD, deputetja Pampuri firmos dy herë për ti
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Brenda Partisë Demokratike zyrtare ka nisur një tjetër përplasje, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulën e partisë.

Kryesia e Partisë ka vendosur që vulën zyrtare t’ia kalojë në përdorim sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës dhe jo sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Bardhi ka pasur një reagim për këtë vendim të Kryesisë. Bardhi thotë se ky është një veprim dhe akt qesharak nën efektin e dëshpërimit.

Por ajo që nuk u vu re ishte firmi e deputetes Oriola Pampuri që mbështet, Lulzim Bashën për tu bër kryetar i Partisë Demokratike.

Nga nxitim apo për shtim numrash deputetja ka firmosur dy herë për marrjen e vulës së PD nga Gazment Bardhi ti kalojë, Indrit Sefës. Madje ishte përdorur edhe një bojë e ndryshme stilolapsi. 

Skandali në PD, deputetja Pampuri firmos dy herë për ti

Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

Me këtë vendim të Kryesisë, vulën e partisë nuk do e administrojë më sekretari i Përgjithshëm, numri i dy i partisë, siç ka qenë deri më tani. Por, në reagimin e tij Bardhi thotë se satuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë.

 

bardhi pd vula oriola pampuri