Politike24 Korrik 2023, 16:12

Basha i “vodhi” nga duart vulën e partisë, reagon Bardhi: Akte qesharake nën efektin e dëshpërimit

Shkruar nga Pamfleti

Basha i “vodhi” nga duart vulën e partisë, reagon Bardhi:

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka quajtur akt qeshark vendimin e Kryesisë së PD-së për t’i hequr atij vulën e partisë.  

Në një prononcim për mediet, Bardhi deklaroi se statusi i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.

Ai shtoi se letra të tilla të firmosur nuk kanë asnjë lloj vlere, madje ironizoi vendimin e kryesisë duke thënë se një ditë do të çmenden në atë mënyrë sa do të kërkojnë sekuestrimin e kurorës së mbretit të Anglisë.

Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj:

Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm.

 Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, tha Bardhi.

Më tej ai konfirmon edhe njëherë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar, pas një relacioni për gjendjen në PD.

Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falënderoj”, nënvizon Bardhi.

bardhi vula pd