TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2025, 12:45

Sondazhi i bujshëm amerikan: Edi Rama po e humb kontrollin e PS

Shkruar nga Pamfleti
Sondazhi i bujshëm amerikan: Edi Rama po e humb kontrollin e PS
Edi Rama /

Një studim i realizuar nga një institut amerikan në radhët e votuesve socialistë tregon rënie të fortë besimi ndaj Edi Ramës, mungesë komunikimi me bazën dhe rritje të mbështetjes për Veliajn e Ballukun...

Në një sondazh të kryer nga një institut politik amerikan në mesin e militantëve dhe votuesve të PS-së, rezulton se Edi Rama po humbet mbështetjen brenda partisë që e mban në pushtet. Socialistët e shohin Ramën të shkëputur nga baza, të distancuar nga strukturat dhe të paaftë për të marrë përgjegjësi. Erion Veliaj dhe Belinda Balluku renditen më të besuarit në terren, ndërsa militantët kërkojnë që PS të mbrojë figurat e veta nga sulmet e SPAK-ut.

Prej disa ditësh, në radhët e Partisë Socialiste po qarkullon një sondazh i brendshëm i realizuar nga një nga institutet më të njohura politike amerikane, i cili ka shkaktuar shqetësim serioz në selinë rozë.

Në pamje të parë, nuk bëhet fjalë për një sondazh elektoral klasik me pyetje “po” ose “jo”, por për një studim psikologjik të temperaturës politike brenda mazhorancës; një test për perceptimin që kanë vetë socialistët ndaj lidershipit të tyre.

Rezultatet janë të qarta dhe alarmuese për kryeministrin:

Edi Rama ka humbur besimin e bazës së Partisë Socialiste, sidomos të militantëve aktivë.

Sipas raportit, socialistët e shohin Ramën “të ftohtë, të distancuar dhe të mbyllur në një rreth të vogël njerëzish pa lidhje me strukturat reale të partisë”.

Një pjesë e madhe e të pyeturve kanë pranuar se “nuk e kanë parë më Ramën në asnjë takim organizativ të partisë”, ndërsa mbledhjet e fundit janë përshkruar si “shfaqje me regji qendrore”, të kontrolluara deri në detaj nga kryeministria.

Në anën tjetër, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku renditen si figurat më të pëlqyera dhe më të afërta me elektoratin socialist.

Në shumicën e qarqeve, veçanërisht në Tiranë dhe jug, ata perceptohen si “politikë më njerëzorë dhe më të aksesueshëm se Rama”.

Madje, një pjesë e konsiderueshme e militantëve i konsiderojnë hetimet ndaj tyre si “sulm politik”, duke kërkuar që PS t’i mbrojë publikisht në vend që t’i izolojë.

Përgjigjet tregojnë se baza socialiste nuk e sheh më Ramën si mburojë politike të partisë, por si figurë që ruan vetëm imazhin personal.

Një element interesant i sondazhit është krahasimi me liderët e opozitës.

Socialistët e anketuar e vlerësojnë Sali Berishën për faktin se “mbron njerëzit e vet”, ndërsa Rama perceptohet si njeri që “sakrifikon bashkëpunëtorët për të shpëtuar veten”.

Ky kontrast është përmendur nga shumica si arsyeja pse militantët kanë filluar të humbasin motivimin për të mbrojtur publikisht qeverinë, ndonëse opozita mbetet e dobët dhe e përçarë.

Sondazhi nuk përfshin vetëm PS-në, por edhe kampin opozitar.

Në PD, gjithashtu, ka humbje besimi ndaj lidershipit të Berishës, por tek socialistët, zhgënjimi për Ramën është më i thellë sepse lidhet me perceptimin e një qeverie që nuk dëgjon, nuk shpërblen dhe nuk mban përgjegjësi.

Raporti përfundimtar, që po qarkullon në qarqet diplomatike në Tiranë, e përmbledh situatën me një fjali të vetme:

“Lidershipi politik shqiptar është i shkëputur nga njerëzit, dhe besimi tek figurat aktuale është në rënie të pakthyeshme.”

Në analizën që i bashkëngjitet pjesës për PS-në, theksohet se për herë të parë që nga viti 2013, Edi Rama nuk ka më kontroll moral mbi bazën e partisë.

Në qytetet kryesore, militantët e konsiderojnë kryeministrin “larg strukturave dhe i painteresuar për njerëzit që i dhanë fitoren”.

Në periferi, kjo ndjesi është edhe më e fortë: PS shihet si një administratë e ftohtë, jo si një familje politike.

Sipas burimeve nga brenda mazhorancës, Edi Rama është në dijeni të plotë të këtij sondazhi.

Pikërisht për këtë arsye, në zgjedhjet e fundit ai doli i pari në listë në qarkun e Tiranës, për të rikthyer kontaktin e humbur me bazën, por rezultati ishte zhgënjyes:

PS mori më pak vota se në zgjedhjet e kaluara, dhe fitorja u sigurua vetëm falë rënies së opozitës.

Në analizën e institutit, evidentohet edhe një faktor kulturor: socialistët janë ndjerë të fyer nga mosmirënjohja e Ramës për strukturat që i dhanë fitoren.

Ky “deficit emocional”, siç quhet në raport, është shndërruar në “plasaritjen më serioze në marrëdhënien mes liderit dhe partisë së tij që nga viti 2013”.

Sipas ndërkombëtarëve, Rama është sërish duke përdorur taktikën e tij klasike të “kurbanëve”, duke sakrifikuar njerëzit më të ekspozuar për të ruajtur pushtetin.

Por, siç vëren raporti, “kësaj here, efekti mund të jetë i kundërt”: baza nuk është më e gatshme të besojë në spastrimet si shenjë morali, por i lexon ato si shenjë frike dhe humbje kontrolli.

Në përfundim, sondazhi është më shumë se një matje statistikore; është diagnoza e krizës së brendshme të PS-së.

Partia që prej një dekade sundon e bashkuar, sot po përballet me të njëjtën ndjenjë që rrëzoi dikur kundërshtarët e saj: lodhje, distancë dhe mungesë shprese./Pamfleti

sondazhi amerikan edi rama humb kontrollin partia socialiste

7 Komente

  1. A
    AI

    Veshtire te besohet ! E vertete qe eshte shkeputur e ftohur me njerezit, por po te pyesesh Diellen dhe kopilat qe ka e do pjelle te gjithe pozitivisht flasin.

    1. g
      genci

      Shume e veshtire tw besohet.. bie Rama e ngrihen sondazhet per ata dy te tjeret. Seriozisht????

      1. b
        beni

        Me cfare po dalin, njerezit i ka perfshire nje zemerim i thelle. Keta vetem shtojne vjedhjen dhe babezine. Cmimet ne stratosfere dhe ketu flaim per shporten. Cmimi i naftes me larte dhe se ne perendim. Zhvleresimi ekstrem e euros. Mos harrojme qe e ardhura kryesore e familjeve shqiptare eshte emigracioni. Mungesa e ujit te pijshem qe sa vjen dhe po behet me e perhapur dhe shqetesuese ne Tirane, cmimet e apartamenteve te pakapshme e shume te tjera. Kjo qeverisje nuk eshte parti, eshte sekt. As nuk do tia di per te dobtin per te varferin. Tashme i eshte cjerr fare maska, i ka dal bytha jashte e gjitha ne publik. Vidhen me nje dore te pakten 50 mln eu, kryeministri as merr mundimin te prononcohet, shmanget fshihet si struci. Ky eshte fundi, nje fund i turpshem pa dinjitet. Imazh i zgerlaqur qe tregon dhe njehere qe kete vend ne menyre te vazhdueshme e qeverisin njerez jo patriot te papergjegkshem te zhytur ne llumin e korrupsionit. I kemi rene ne qafe Enver Hoxhes. Ndertoi shtet dhe ishin idealist dhe e donin vendin. Keta jane ca spurdhjaker letyra hale ne kuptimin e plote te fjales.

        1. a
          alban

          Nuk besoj qe Rama ka humbur kontrollin e Partise. Patjeter ka pakenaqesi te brendshme, por Ramen e kane nje ombrelle te mire akomaaa.Nuk rrezikohet pushteti i Rames brenda PS. Ajo mund te ndodhte nese do kish burra dhe burrnesha ne qeveris. Aty ka vetem ca matrapaz te rendomt pa asnje ideal. Por per sh pak kohe, sepse duket qarte qe i ka mbaruar cikli socialisteve. Me renien e Rames socialistet me shume leke, do hane kokat e njeri tjetrit. Do shikojme cudira.

          1. M
            M

            Per mendimin tim Rama nuk ka pasur kurre lidhje shpirterore me shqiptaret dhe varferine ose hallet e tyre.Ka qene shume i zzoti si manipulator po keshtu ne blerjen e oligarkeve dhe opozites.Familjaret e socialisteve duhet te kenaqeshin me nje vend ne IKMT, nje vend ne policine bashkiake, etj qe i ka bere dhe me te urryer per popullin. Vjedh jo sa per 40 por sa per mijra hajdute dhe shikon perversitetin e tij. Ka fat Sali kermen.

            1. S
              Socialisti i zhgenjyer

              Partia Socialiste ka vdekur diten kur nderroi jete Dritero Agolli. I fundit fare ishte Petrol Koçi, i cili pati guximin të largohej nga rrjeta e merimanges e quajtur PS. Rama komandon vetem njerez të tredhur. Njejte, edhe Rama eshte i tredhur para perfaqesuesve të atyre qe luftojne të shkaterrojne familjen e shoqerine.

              1. D
                Delina

                Ku ka lidhje Sekti Rilindje me shqiptaret e shqiperine , keta jane kusare , hajdut ordiner , sharlatan e drogaxhinj, kodheli fik radaret per kaluar droga, veliaj vjedh tax e gjobit per parking, luleshtydhja te vjedh ilace kimio ( qe e zente kanceri ) kumbato me nje pike te vogel gjasme remben butrintin , mesa e beqirit me palloshin e gjate vjedhin me nje dore 50 miljon , cfare te thuash me per keta ,,, bande more bande hajdutash si kavaket e enverit homo jane , bije te denje te pasardhesve te kuq , lum ne per hajdutat / drogmen

                Lini një Përgjigje