TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 22:27

Protesta të mëdha dhe të dhunshme? Bylykbashi zbulon strategjinë e aksionit të ri opozitar

Shkruar nga Pamfleti

Protesta të mëdha dhe të dhunshme? Bylykbashi zbulon

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi duke folur për hapat e radhës së aksionit të opozitës, theksoi se rëndësi për protestat e ardhshme është efikasiteti.

Ai tha se PD ka një strategji për protestat dhe sipas tij, kur të jetë nevoja për protesta të mëdha do të thirren.

“Për mua më e rëndësishme është efikasiteti, dhe efikasitetin do ta bëjë një strategji që përfshihen protestat brenda. Kur të ketë nevojë për protesta të forta, do të ketë dhe protesta.

Ajo është vendimarrja që do ta marrim ne. Ndërkohë që ka zhvillime të rëndësishme në parlament dhe duhet të gjykojmë sa ia vlen rezultati. Ne do të shohim të gjithë gamën. Ne nuk kemi mundësi të flasim në parlament. Ne kemi nevojë të mos censurohemi në media. Raporti i ODIHR-it flet që 90% e mediave janë të kontrolluara”, tha Bylykbashi në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News 24’.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Jeni marë vesh, kush do bëj policin e mirë e kush do bëj policin e keq.

    Lini një Përgjigje