TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 22:45

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, nuk do e

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se viti 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ku sipas tij të dyja partitë do të bashkojnë forcat për të mos lejuar zgjatjen e mandatit të drejtuesit të SPAK dhe prokurorëve. Sipas tij, SPAK është armiku i të dyja grupeve politike.

Këta kanë të gjithë një armik të përbashkët, kanë një kundërshtar. Këto janë zgjedhje shumë të veçanta, ku forcat kryesore nuk kanë kundërshtarë njëra-tjetrën. Viti 2025 do të jetë koalicioni anti-SPAK, PD dhe PS do të bashkojnë votat për të mos vazhduar mandatin e Dumanit dhe të prokurorëve të SPAK. Kam informacion se PD dhe PS nuk do të zgjasin mandatin e drejtuesve të SPAK dhe prokurorëve. Mandati do të jetë 9 vjet për ata që janë prokurorë të zakonshëm dhe 3 vjet për drejtuesit. Kjo s’do të ndodhë vetëm nëse PS do të marrë 93 deputetë, për të ndryshuar Kushtetutën. Mund të ndodhë që amerikanët t’i thonë Ramës që përgjegjësia është e njëanshme, ose ndrysho Kushtetutën për të zgjatur mandatin e Dumanit ose largohu si kryeministër. Vetëm në këtë rast, nëse do të jetë përballë faktit që lëshon postin, Rama mund t’i zgjasë mandatin Dumanit”, tha Spahiu.

Duke komentuar paraqitjen e Berishës në SPAK, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se prokurorët s'janë më trimat e Shqipërisë, por edhe ata janë qenie njerëzore me ndjesi apo frikëra. Sipas tij, pavarësia e drejtësisë është relative dhe ndikohet nga ndërgjegjja e secilit prokuror dhe gjyqtar.

Ai theksoi gjithashtu se Berisha ka fituar betejën politike me sistemin dhe se ky proces penal nuk do të ketë një vendim të formës së prerë para vitit 2028.

Një pjesë e njerëzve thonë që drejtësia është degë e PS dhe Ramës, një pjesë tjetër thonë që SPAK bën çfarë i thotë Soros. Një pjesë tjetër thonë që drejtësia është e varur nga amerikanët. Një pjesë tjetër thotë është i pavarur, unë do thoja që pavarësi absolute nuk ka as në SHBA. Në thelbin vetët pavarësia është në ndërgjegjen e secilit prokuror e gjyqtar. Çdo prokuror i çështjes është kryetar, drejtues në atë çështje. Mund të jetë tërësisht i pavarur, mund të këtë ndjesi politike, herë majtas e herë djathtas. Berisha e ka fituar betejën politike me sistemin, është më i fortë. Nuk e di çdo ndodhë në gjykatë, do deklarohet i fajtor ose i pafajshëm, unë kam deklaruar që ky proces penal s’do ketë vendim të formës së prerë para vitit 2028 për Berishën. Për sa kohë Berisha nuk është penguar në aktivitetin e tij kushtetues, të mandatit si deputet, mendoj se e gjithë kjo furtunë, më shumë i ka dhënë kapital politik Berishës dhe nuk është një mbret i asgjësuar me një skemë. Nga kjo skemë, socialistët janë më të diskredituar nga goditjet e SPAK, se sa demokratët. Nuk mendoj se janë goditur politikisht socialistët, por për shkak të dosjeve të korrupsionit, në imazhin publik janë shkatërruar socialistët, demokratët dhe Berisha po dalin më të fituar në një proces që nuk po jep rezultate”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje