
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Ilir Meta ka kërcënuar ish-kryeministrin, Sali Berishën në vitin 2015, në lidhje me çështjen CEZ-DIA.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kërcënimi erdhi pasi Berisha dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.
AI shtoi se asokohe, Meta i tha Berishës se e kishte dhënë dorëheqjen një herë për djalin e tij dhe se nuk do e bënte këtë herë. Sipas Spahiut, edhe sot pasi doli nga SPAK-u, Meta kërcënoi Berishën, duke thënë se ai nuk ka vendosur firmë për privatizimin e CEZ.
“Dëshmitar ishte edhe Sali Berisha, i cili në vitin 2015, zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë ka dëshmuar për këtë çështje dhe zyrtarisht ka votuar që të ngrihet Komisioni Hetimor. Ilir meta ka kërcënuar familjen e Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, ai ka deklaruar se nëse një herë dhashë dorëheqjen për djalin tuaj, mos mendo se do e jap edhe për këtë.
Ilir Meta e kërcënoi Sali Berishën edhe sot në deklaratë. Nuk kam hedhur unë firmë tha, as për privatizimin, as për kontratën me DIA-n për mbledhjen e borxhit. Kush ka firmosur?Berisha. Ilir Meta tha se nuk e kam hedhur unë firmën”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje