TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 13:00

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO
Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës.

Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.

Dyshohet se mes Ahmetajt dhe biznesmenit ka pasur marëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”.

 

 

spak arben ahmetaj

Lini një Përgjigje