Politike21 Shtator 2023, 10:29

28 deputetë të PD-së njohin Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, Basha: Unë nuk merrem me tallavatë!

Shkruar nga Pamfleti
28 deputetë të PD-së njohin Bardhin si kryetar të grupit
Lulzim Basha

Para filimit të seancës pleanre, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët për firmat e 28 deputetëve që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD, teksa tha se partia nuk merret me këto lojëra. 

Basha tha se koha kur demokratët merreshin me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund.

“Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit“, tha Basha para Parlamentit.

28 deputetë të Partisë Demokratike kanë firmosur një dokument ku deklarojnë se e njohin Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Dokumenti i është dërguar Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla.Sjellim në vëmendje se në përbërjen e grupit parlamentar të grupit të PD janë 35 deputetë.

 

lulzim basha bardhi