
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi. Tabaku pretendon se qeveria nuk ka treguar transparencë. Tabaku thotë se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin.
“Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta.
Ndërsa kryeministri fillimisht vuri si kufi kohor vitin 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, ndërkohë që ish zv kryeministri Ahmetaj në një interpelancë me kolegun Xhaferri deklaroi se në vitin 2022 procesi i rindërtimit ka përfunduar.
Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as ministria e rindërtimit dhe as ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit.
Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë
Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 mld lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit (siç edhe do të tregohet më vonë).
Në tre vjet e gjysmë pas rënies së tërmetit ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është vlera pasi ish ministri i financave dhe ekonomisë dhe përgjegjës për sektorin e rindërtimit ka deklaruar më herët që ky është një proces dinamik. Sot, a mendon njësoj ministrja Ibrahimaj? A mendon dhe ajo që ky është një proces dinamik që ndryshon nga çasti në çast apo ka për shqiptarët një përllogaritje të saktë të vlerës që do të marrë dhe ka marrë deri më tani rindërtimi?
Ndonëse qeveria u zotua se ajo do të zbatonte faturat e rindërtimi mbi bazën e legjislacionit në fuqi vërehet se vlera e alokuar nga qeveria shqiptare nga 2020 deri më tani nuk është reflektuar në treguesit fiskalë.
Çfarë fshihet pas kësaj situate ku vetë Ministria e Finacave ka dështuar që të paraqesë sipas parashikimeve ligjore për manaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës në buxhetin vjetor? A kanë lidhje me rindërtimin detyrimet e prapambetura të dala edhe në buxhetin e vitit 2023 në vlerën e 5 mld lekëve? A ka ndikuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura procesi i rindërtimit duke rënduar pozitat e buxhetit? A kemi detyrime të fshehura nga procesi i rindërtimit? Sa më shumë që kalon koha aq më e paqartë shndërrohet situata në lidhje me fondet e rindërtimit dhe vetë procesin e rindërtimit. Ajo çfarë është e sigurtë deri më tani është se ky proces më shumë është përdorur arbitrarisht nga qeveria por duke dështuar në përmbushjen e premtimeve të mbajtura.”-u shpreh Tabaku në Kuvend.
Lini një Përgjigje