Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi ka ironizuar rivalin e tij socialist në zgjedhje Kreshnik Hajdari. Maliqi ka postuar një foto të kryebashkiakut aktual krah Edi Ramës, ku shihet me kokën ulur. Sipas Maliqit, ai duket se ka marrë pjesë në “varrimin e tij politik”.
Sipas tij, Hajdari nuk shpëton nga humbja pavarësisht milionave që hedh oligarku Salillari. Maliqi ka komentuar dhe takimin e Ramës dje në Kuçovë.
FOTO SA NJË MIJË FJALË…
Kreshnik Hajdari merr pjesë në ‘varrimin’ e tij politik…
Gjuha e tij e trupit tregon atë që e pret më 14 Maj… dhe këtë nuk e ndryshon as blerja e votave që ka tentuar këto ditë bashkë me shefin e tij oligark Pëllumb Salillari.
Kryerilindasi erdhi dje në Kuçovë pa iu nxirë faqja nga kandidati i tij, që mbi të gjitha duhet ta ketë vendin në burg.
Kryerilindasi nuk pati guximin as të artikulonte emrin tim, meqë e ka pasion të përgojojë kundërshtarët.
PSE?!
Këtë e di vetëm ai…
Takimi i djeshëm në Kuçovë ishte më i dështuari i Edi Ramës në të gjitha bashkitë dhe ai e di këtë.
Forca Kuçova, mos u dorëzo përpara ‘racës’ që të ka ‘pirë gjakun’ në gjithë këto vite.
14 Maji, dita jote, përgjegjësia ime!
Lini një Përgjigje