Politike 6 Shtator 2023, 17:43

Takimi Berisha-Bardhi, Preç Zogaj: 'Non-grata' i ftoi demokratët për hallin e tij personal me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Berisha-Bardhi, Preç Zogaj: 'Non-grata' i ftoi

Analisti Preç Zogaj ka analizuar zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe tek takimi i zhvilluar mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në News24, Zogaj u shpreh se të gjithë presin me interes bashkimin e opozitës, duke shtuar se këtë bashkim e ka penguar fakti, se ish-kryeministri Berisha duke shfrytëzuar lidhjet e tij i ftoi demokratët për t’u përballur me SHBA për problemin e tij personal.

“Është një ngjarje me peshë, pasi është një parti që është ndarë prej dy vitesh, për një arsye parimore siç edhe e ka quajtur Gazment Bardhi. Një grup deputetësh mesa shihet e konsiderojnë të kapërcyer atë arsye parimore të ndarjes. Pavarësisht se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re në lidhje me statusin e zotit Berisha. Kjo që ndodh në opozitë është fotografia e ambicieve të larmishme ku çdo grup ndjek një rrugë të vetën. Duke parë se si është situata, opozita duhet të institucionalizoje atë që quhet opozita pluralë. Duhet të rritet në elektorat. Kjo është një situatë që nuk gjen precedentë në historinë tonë, dhe u takon juristëve që të japin opinione si juristë, por unë flas politikisht”, tha Zogaj.

 

bardhi berisha prec zogaj shba non grata