TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 16:51

Takimi me Begajn, Von der Leyen jep mesazhin e fortë për zgjerimin e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Begajn, Von der Leyen jep mesazhin e fortë për zgjerimin e

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim në Presidencë me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Në një postim në platformën X, Von der Leyen, bën me dije se temë e diskutimit me Presidentin Begaj ka qenë zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas shefes se KE-së, këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje dyshimi nëse duhet të bëhet, por vetëm me një çështje kohe se kur do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nisja e vizitës sime në Shqipëri me një takim të mirë me Bajram Begaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur”.- shkruan Von der Leyen.

Pas ndalesës në zyrën e Begajt, Von der Leyen i është drejtuar ambienteve të “Shtëpisë së Europës” për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

be von der leyen samiti i berlinit

Lini një Përgjigje