TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 15:15

Të premten vuloset fati i zgjedhjeve në Tiranë, Veliaj i pranishëm në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Të premten vuloset fati i zgjedhjeve në Tiranë, Veliaj i

Burgjet marrin masa për transportimin e Veliajt...

Ditën e premte pritet të vuloset fati i zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja mban më31 tetor seancën ndaj Erion Veliajt, pasi ky i fundit ka ankimuar shkarkimin si kryetar bashkie.

Kushtetuesja pezulloi mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe të premten do të mbahet seanca ku do të dëgjohen palët dhe me gjasë mund të kemi dhe një vendim paraprak.

Nëse Kushtetuesja lë në fuqi shkarkimin e Veliajt atëherë do të kemi zgjedhje të reja. Por nëse e rrëzon qeverinë, atëherë nuk ka zgjedhje deri në vitin 2027. Interesant është fakti se i pranishëm pritet të jetë dhe vetë Veliaj. Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa për transportimin e tij në gjykatë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese”, ka njoftuar Drejtoria e Burgjeve. 

Më 25 shtator të këtij viti, qeveria shkarkoi Erion Veliaj nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi erdhi pas shkarkimit që ju bë në Këshillin Bashkiak. Por avokatët e Veliajt e ankimuan vendimin.

Argumenti që përdori Këshilli Bashkiak për shkarkimin e tij ishte mungesa për një periudhë më shumë se sa 3 muaj, por për Veliajn nuk qëndron.

"Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua  përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”", thuhet në padi.

Pavarësisht padisë, presidenti vendosi që të shpallte zgjedhje të reja në Tiranë. Por Kushtetuesja i pezulloi ato dhe tani mbajtja e zgjedhjeve do të varet nga vendimi final. PS ka propozuar Ogerta Manastirliun, ndërsa kandidatët e tjerë që kanë shfaqur interes janë Florjan Binaj, i pavarur dhe që mbështetet nga opozita; Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe Marko Dajti nga Fronti i Majtë.

Lini një Përgjigje