TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2025, 12:09

Tellallët e urrejtjes rishkruajnë historinë në gjuhën e Abdulhamitit

Shkruar nga Pamfleti

Tellallët e urrejtjes rishkruajnë historinë në gjuhën e

Mediat e financuara nga Turqia përhapin propagandë antisemite, manipulojnë letërsinë botërore dhe sulmojnë hebrenjtë me terma raciste. Erdogan kërkon të imponojë ideologjinë e tij neotomane në Ballkan, ndërsa Shqipëria rrezikon të bëhet një pikë e errët propagande kundër popullit hebre dhe shtetit të Izraelit.

Prej disa javësh në opinionin publik shqiptar është rënduar situata e një diskursi të pastër antisemit. Janë pikërisht media dhe personazhe që financohen direkt nga qarqet e Erdoganit në Shqipëri, të cilët kanë përshkallëzuar qëndrimin e tyre kundër hebrenjve.

Ata nuk e përdorin më emrin normal standard për popullin hebre, por me zhargonin e Abdulhamitit të dytë: “Çifutë”.

Pararendësi i ideologjisë antisemite në Lindjen e Mesme, sulltani i parafundit Osman, është vërtetuar tashmë nga historia se kishte mbështetje nga qarqet ekstreme të Gjermanisë për të mos lejuar krijimin e shtetit hebre, në Palestinën atëherë të administruar nga osmanët.

Për të ardhur në ditët e sotme, Erdogan ka kohë që ka avancuar një qëndrim të egër kundra Izraelit, sidomos tani që praktikisht është fqinj me të, pas marrjes së Sirisë.

Pikërisht nga afrimi i turqve në kufirin verior me Izraelin, ky vend, e ka tashmë prioritetin e tij këtë çështje.

Ndërkaq, Turqia, e cila ka synimet e saj gjeopolitike dhe jo vetëm, po kërkon që ta eksportojë në një narrativë propagande, pikërisht në Ballkan, që në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me situatat në Lindje të Mesme.

Një nga portalet që e konsideron veten pranë islamit, ka mbi një muaj që e ka rënduar dorën antisemite.

Tellallët e urrejtjes rishkruajnë historinë në gjuhën e

“Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori”, shkruante sot gazeta pranë Erdoganit, që financohet nga para të proxy-ve neotomane në Tiranë e Prishtinë. Ndërkaq, pak ditë më parë, dorën antisemite e vijonte me një tjetër pllakatë urrejtjeje: “Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti”.

Me një djallëzi të pashoqe kërkojnë që antisemitizmin ta përcjellin nëpërmjet penës së një gjigandi të letërsisë botërore si Jaroslav Hashek. I cili nuk fliste në gjuhën e zezë të mesjetës dhe të kalifateve imperialiste.

Ja çfarë shkruan media e Erdoganit: “në këtë libër, mes episodeve të shumta që shpërfaqin anën komike të një tragjedie, me personazh Shvejkun e të tjerë, gjendet dhe një përshkrim brilant i karakterit të mbrapshtë çifut.

Hileqarë në gen, me zgjurasi prej shejtanësh, themelues të të vetmit art, atë të mashtrimit, për shumëçka dhe në shumë forma, kudo e kurdo, Jarosllav Hasheku, autori i “Shvejkut”, ofron skenën e një akti tregëtie të një çifuti, i cili u shet një lopë dy ushtarëve që kishin dalë në kërkim të ushqimit”.

Një kob që natyrisht nuk gjendet në asnjë rresht të romanit legjendar të Hashekut, i cili me satirën e tij, thjeshtë ka sjellë në letërsi, fenomenet e rënda që po jetonte Europa në kohën e Luftës së Parë Botërore.

Sjellja e një personazhi, që në rastin e pasazhit ishte hebre nuk është aspak e çuditshme. Pasi në atë kohë e gjithë zona e ish-Perandorisë austrohungareze, që përfshinte brenda edhe Çekinë e sotme e Sllovakinë, ishte e mbushur me hebrej, që jetonin si qytetarë të barabartë. Me pak fjalë, një tregtar u shiti një lopë dy ushtarëve, duke i mashtruar se ishte e majmur. E pikërisht tek ky pasazh, tellalli i urrejtjes së Erdoganit në Shqipëri thur një apologji të frikshme dhunënxitëse.

Shqipëria është një vend, dhe ka një popull, i cili edhe pse ka qëndruar 500 vjet në Perandorinë Osmane, kurrë nuk ka pasur probleme me popullin hebre. Madje komunitete shqiptarësh dhe hebrenjsh të pasur kanë jetuar bashkë në Selanik, e së bashku rrëzuan Abdulhamitin e II, duke sjellë në pushtet xhonturqit.

Për të mos folur pastaj për Luftën e Dytë Botërore, kur “çifutët” që i urrejnë tellallët e Erdoganit në Tiranë, u morën në mbrojtje nga familje muslimane shqiptare.

Të cilët, më pas, kanë ruajtur marrëdhënie të mira me pasardhësit e familjeve hebraike, e një pjesë e madhe e tyre shkuan në vitin 1991 të jetojnë e punojnë në Izrael. Ku edhe sot e kësaj dite janë qytetarë të atij shteti.

Shtet, i cili ka një nderim të posaçëm për shqiptarët. Kurse loja e Erdoganit, të cilit i ka hyrë frika se mos Perëndimi do ta zbojë nga pushteti, siç po bën me ajatullahun e Iranit, nuk ka fare lidhje me Shqipërinë. Por sulltani po kërkon një fije bari ku të kapet. Dje solli në Tiranë një grup deputetësh, të cilët i transmetuan Elisa Siropalit, ultimatumin që Shqipëria të ndalojë projektin e shtetit bektashi. Një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Shqipërisë dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar.

Zëri i tellallëve të Erdogan, ka avancuar tepër, duke mos u ndalur thjeshte në dënimin e Izraelit e mbrojtjes së Palestinës. Por duke mbrojtur në mënyrë specifike Hamasin, i cili tani është nën protektoratin e Turqisë.

Një nga erdoganistët shqiptarë, pak ditë më parë në një televizion të Prishtinës, e cilësoi Hamasin të njëjtë me UÇK-në, çka trazoi shpirtin e të ftuarve në studio.

E gjithë kjo është një strategji me objektiv të qartë tashmë, nuk flitet më për popull po për aktorin terrorist, i cili ideologjinë e ka të zhdukë Izraelin. E parulla e tij është: Nga Lumi në det, pra pushtimin e territoreve të shtetit hebre./Pamfleti

tellallët e urrejtjes rishkruajnë historinë gjuha e abdulhamitit

Lini një Përgjigje