TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2026, 19:29

Thellohet kriza në PD! Pas Durrësit, tensionet shtrihen edhe në Mat; demokrati “goditet” nga Berisha dhe Paloka

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet kriza në PD! Pas Durrësit, tensionet shtrihen edhe në
Selia e PD

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike tregojnë rritje të tensioneve të brendshme, me përjashtime dhe kontestime në disa degë lokale.

Pas largimit nga grupi i këshilltarëve bashkiakë në Durrës të Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, një tjetër rast vjen nga Mati. Ardi Malaj, anëtar i PD që prej vitit 2002 dhe pjesë e strukturave lokale, deklaron se është përjashtuar nga gara për kryetar të degës në këtë rreth.

Sipas tij, vendimi është marrë pa një sqarim zyrtar dhe ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve nga drejtues në qendër. Malaj përmend edhe përfshirjen e Edi Palokës në këtë proces.

Në reagimin e tij publik, ai kundërshton mënyrën e zhvillimit të garës, duke e cilësuar atë si një proces të paracaktuar.

Rasti në Mat pason përjashtimet në Durrës, ku dy këshilltarë u larguan pasi mbështetën Ervin Salianjin në një takim me strukturat e partisë. Këto zhvillime tregojnë për përplasje të vazhdueshme brenda PD-së në nivele të ndryshme organizative.

"Sqarim publik për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat! Unë, Ardi Malaj, i diplomuar në Menaxhim-Marketing-Turizëm-Gjeografi, i anëtarësuar në PD në vitin 2002, i rritur në strukturat e PD-së Mat duke mbajtur shumë pozicione, me një eksperiencë të konsiderueshme, gjithmonë komisioner dhe numërues i PD-së, i zgjedhur 3 herë anëtar kryesie — në të gjithë këtë rrugëtim politik kam marrë besimin tuaj me votë, sqaroj:

Dua t’ju bëj me dije se unë nuk jam tërhequr nga gara për drejtimin e PD-së Mat, por jam skualifikuar pa asnjë arsye.

Frika e disa drejtuesve, lart dhe poshtë, që vendosin veton për emrin tim që të mos jem në garë, është e turpshme!

Mbetem përkrahës i madh i devizës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, që vetëm gara dhe vota e anëtarësisë është ajo që vulos çdo proces dhe prevalon mbi gjithçka.

Kam qenë demokrat, jam demokrat dhe do të mbetem demokrat, por nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë!

Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që të përfshihet z. Paloka me ndikime nga qendra në zgjedhjet e kryetarit të PD-së Mat, kur nuk është as drejtues politik në zonë, as i deleguar, as i votuar, ndërkohë që unë jam që fëmijë në PD dhe ai nuk i njeh kontributet e mia!

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vullneti i anëtarëve dhe një garë të ndershme."-shprehet Malaj. 

pd perplasje

1 Komente

  1. Z
    Zenel

    Paloka, perveçse thuthuq, eshte edhe bythlepires, ja kaq, shume e thjeshte.

    Lini një Përgjigje