
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili tha se ai ka shkelur statutin dhe për këtë arsye është vetëpërjashtuar nga partia.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se vijon të jetë pjesë e Partisë Demokratike dhe se kontributi i tij në këtë forcë politike ka qenë i vazhdueshëm.
“Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik”, u shpreh ai.
Salianji akuzoi Berishën se po shmang garën brenda partisë, duke e lidhur këtë me deklaratat për përjashtimin e tij.
“Shpiken romane me ‘vetëpërjashtime’ sepse i trembeni garës”, shkroi ai, duke ngritur pyetjen pse nuk lejohet një proces konkurrues për drejtimin e PD-së.
Ai theksoi se demokratët dhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë rregulla të qarta dhe votë të lirë, ndërsa pjesën tjetër e cilësoi si propagandë.
“Problemi nuk është kush ‘përjashtohet’, por pse nuk lejohet gara… unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë”, deklaroi Salianji.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të brendshme në Partinë Demokratike, ndërsa nuk ka ende një reagim të ri nga Berisha pas këtij qëndrimi.
Reagimi i plotë:
Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?
A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?
A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?
Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.
Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!
Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?
Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët!
Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën.
Hengshi kokat o legena qe e katandiset popullin ne refugjat te perhershem. Mbusheni me gabele e arixhinj e martoni kelyshet tuaj me ta. E do te vije shpejt dita qe do fshini rruget per ta.