
Sot Spiropali është tejet e zemëruar, pasi Edi Rama, në një ditë shkurti, i preu Elisës më shumë se një ëndërr në mes, duke zbatuar të njëjtën strategji 'përça dhe sundo' që përdor prej vitesh për të mbajtur të gjithë socialistët nën kontroll...
Pakënaqësitë në kupolën e Partisë Socialiste janë në një gjendje të përhershme, duhet thënë aspak natyrale, thjesht se vijnë nga një gjendje zhvillimesh lineare.
Ato gjenerohen me një strategji të studiuar e mjaft perfide nga Edi Rama, i cili e ka natyrë të sundimit të tij frustrimin, madje edhe torturimin (psikologjikisht përgjithësisht) deri në një farë niveli të kolegëve apo bashkëpunëtorëve të tij.
Edi Rama përdor teorinë e sundimit mbi kaos, mbretërimin absolut në një mjedis mbi të cilin përdor metoda të sofistikuara të eksperimenteve psikologjike ndaj ekipit të tij.
Gjithmonë në një tortë pushteti, kur ajo ndahet, lindin apo zgjohen ndjenja hatërmbetjeje që sjellin përplasje e luftë të brendshme. E natyrshme në një fushë si politika ku interesat dominojnë në lëvizjet praktike në fushë.
I përgatitur herët e siç duket nga mentorë-mjeshtra të manipulimit psikologjik, Edi Rama ka përdorur në dominimin e tij një strategji të aplikuar në teorinë e lashtë sa bota: “divida et impera” ('përça dhe sundo').
Pasi ka marrë mësim nga historia parardhëse e tij në Partinë Socialiste, e cila në fillimet e saj vepronte sipas një habitati gati natyral, një farë xhungle politike, me marrjen e drejtimit të së majtës shqiptare, Edi Rama përdori metoda “shkencore” për ta kontrolluar “rezervatin e kësaj xhungle”.
Me fjalë të tjera, i vetëdijshëm se me kalimin e kohës, njerëzit poshtë tij mund të bëhen bashkë kundër tij, një herë më pak e më vonë më shumë, kreu i mazhorancës e ka inxhinieruar këtë mjedis.
Shkurt, ka arritur që të gjithë grupet e krijuara, klanet, lobet, apo edhe individët me autoritet dhe ndikim brenda PS-së, të mos bashkohen për t’i hedhur në grykë atij, por i ka ndersyrë kundër njëri-tjetrit.
I vetmi në historinë e drejtimit të PS-së nga Edi Rama, që i ka drejtuar gishtin dhe ka gjetur diagnozën reale të sëmundjes, ka qenë Ben Blushi.
Të gjithë të tjerët në këto vite, në mënyrë naive dhe dritëshkurtër, kanë tentuar të gjejnë fajtorin apo kundërshtarin tek njerëzit që Edi Rama i përkrah më shumë në atë moment.
E kështu kanë humbur, pasi janë përdorur gjatë për të pluguar savanën socialiste ku kanë korrur barin për speciet e rezervatit.
Rasti më i fundit është zemërimi i Elisa Spiropalit, e cila në opinion është emërtuar si Mamica, pasi vetë Edi Rama e ka pagëzuar me emrin e motrës së heroit kombëtar.
Ngaqë Elisa u bë e famshme, madje qesëndiset pa fund nga kundërshtarët për metaforën hiperbolike të Skënderbeut që ia ngjiti shefit të saj.
Sot Spiropali është tejet e zemëruar, pasi Edi Rama, në një ditë shkurti, i preu Elisës më shumë se një ëndërr në mes.
Atë të shefes së diplomacisë, e cila do të zgjaste deri në mbylljen e negociatave me BE-në, duke marrë në gjoks medaljen e gruas që na bashkoi me Europën.
Si Mamica me Skënderbeun, i cili kur do të tërhiqej si pasojë e pushtetit të gjatë, moshës, apo ndonjë gjëje tjetër, do të plotësonte ëndrrën e dytë të Elisës, atë të bërjes së kryeministres së parë grua në Shqipëri, siç e premtoi në hapje të fushatës së 11 majit.
Dy ëndrra të bukura për fantazinë e një politikane të re dhe ambicioze, por që përpos dëshirës janë përzier edhe me një delir aspak realist, sidomos për një personazh që kërkon të bëhet udhëheqëse.
Kjo gjendje “trans” e Elisës, sipas të gjitha gjasave, ka pushuar së qeni fantazi ndoshta që në ditët e para të hyrjes në qeverinë e katërt të Edi Ramës, ku ka provuar në lëkurën e saj vuajtjet e “kamzhikut” të ashpër të “Skënderbeut” hiperbolik, i cili ia ka bërë punën ferr duke përdorur metodën e tij të njohur korporative të stresit mbytës.
Gjendje, që siç duket nuk e kanë lënë Spiropalin të reflektojë me kujdes për të llogaritur hapat e saj, e ndoshta edhe duke bërë ndonjë veprim të nxituar nga emocionet apo gjendja e ngarkuar, e jo racionaliteti politik.
Gjithsesi, e gjitha ka ndodhur tashmë. Ja ku jemi në një situatë ku Spiropali, e lënduar, ka vendosur ta shprehë zemërimin. Gjë që e tregoi qoftë në mesazhin e largimit, qoftë në disa postime me një gjuhë të koduar, por edhe në replikën në distancë me Taulant Ballën, pasi ky i fundit tha se do të shqyrtohet mungesa e saj në rastin e votimit për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut.
Lëvizja e Spiropalit, duke iu hakërryer Taulantit, jo se ka ndonjë problem se mërzit këtë të fundit, por është municion i shkuar kot. Ngjan me të gjitha lëvizjet parardhëse të kolegëve të Spiropalit, që gjithashtu ulën shënjestrën në fund të tabelës.
Lëvizje që deri tani e ka bërë edhe Ervin Salianji te PD-ja, por që e ka korrigjuar duket, edhe pse është vonë.
Spiropali, apo edhe të tjerë në Partinë Socialiste, ka ardhur koha të rriten politikisht nëse duan të lënë një gjurmë politike. Të nisin një betejë të fortë me Edi Ramën duke e kapur demin për brirësh. Ndryshe do të vijojnë të jenë gurë të vegjël në tabelën e shahut skizofrenik por efikas të “Skënderbeut” të “Mamicës”. /Pamfleti
Nuk zihet me mamicën Edi , se i ka për përkëdheli. Ai i ka ruajtur asaj postin e vet nëse mund të iki. Epo nga një jevgë rruge pa brekë në bythë, të bëhesh miljardere, kjo është për të vënë kujën.
Tjerrje e kote e se njejtes "gje", medemek "zemerimit te Mamices", dhe asnje gje tjeter te re. "Produkt" i atij Peposhit jane keto paragrafe te tera berbellites??? Gjergj Zefi, ti sikur pretendon se Pamfleti eshte serioz!!! Percartje si kjo, jane dokumentim i karagjozllekut, jo i seriozitetit!!!
Opozitë -mazhorancë janë pjesë e të njëjtës 'Korporatë Politike' 1990- 2026. Bush- Alia- Berisha- Bush- Bler- Netanjah Soros-Edi Rama.
Jo vetem keta te PS por edhe ata te PD luajne shah vetem te mbajne pozitat e deputetit se paraja i rrjedh ne banka nga bizneset qe kane edhe kur flene gjume. Eh, keshtu eshte ne te gjithe boten, se mos e shpikem ne shahun.
Kshu ben legeni eshte e vertete. Edhe mua ma ngriti mendjen per bashki pasi me fryu me super protofole ministrore dhe me te fortet e Vores pronto ne dispozicion. Direkt mbas zgjedhjeve, nderkohe bleva « fitoren » me djerse fondesh pa fund, ma hoqi dhe Bashkine dhe Ekonomine dhe Inovacionin (te treja me leke pa fund) dhe me la te caj trapin me turizmin, kulturen dhe sportin (therrime lekesh dhe nje tufe e madhe dallkaukesh). Mire keto po as ne vend te Belase nuk me emeroi legeni… Dynjaja eshte e vockel. Do lahen te gjitha.