TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:59

“Thërrisni Këshillin e Sigurisë”/ Alarmi nga SHBA, Peleshi përplaset me Mediun: Mos përhapni panik në publik

Shkruar nga Pamfleti
“Thërrisni Këshillin e Sigurisë”/ Alarmi nga SHBA,
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në seancën e sotme plenare i është përgjigjur deputetit Fatmir Mediu, i cili kërkoi që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare një ditë pas njoftimit të ambasadës së SHAB se Irani mund të shënjestrojë vendin tonë.

Peleshi i bëri thirrje që të ketë më tepër kujdes me deklarata dhe të mos përhapë panik në publik.

“Ju bëj thirrje shumë serioze që si politikan me eksperiencë të ngriheni në lartësinë e përgjegjësisë të fjalëve që thoni, sepse kanë pasoja në opinion, sepse e thënë nga një deputet merret seriozisht dhe mund të shkaktojë panik edhe pse mund të jetë një deklaratë pa baza. Thirrje të tilla serioze t’i konsultojmë në biseda jo publike, sepse populli mendon se e keni menduar gjatë nuk e dinë se shpesh herë krijohet për politikë”, tha Peleshi.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë vjen pak orë pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen nga Irani në rast se hapet Ngushtica e Hormuzit. 

 

thërrisni këshillin e sigurisë peleshi-mediu alarmi nga shba

Lini një Përgjigje