TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:55

"Ke vrarë 26 njerëz në Gërdec", Balla-Mediut: Mos na bëj si përfaqësues i SHBA

Shkruar nga Pamfleti
"Ke vrarë 26 njerëz në Gërdec", Balla-Mediut: Mos
Balla-Mediu

Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratës së ambasadës amerikane se Shqipëria mund të jetë e kërcënuar nga Irani.

Gjatë diskutimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi ashpër ndaj opozitës, duke pasur një përplasje direkte me deputetin Fatmir Mediu.

Në kulmin e tensionit, Balla i tha Mediut: “Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”.

Nga ana tjetër, Mediu reagoi shkurt gjatë debatit duke u shprehur: “boll o boll”.

Balla akuzoi opozitën se po e përdor deklaratën e ambasadës për qëllime politike, duke theksuar se nuk ka shqetësime konkrete nga institucionet shqiptare për një kërcënim real.

Ndërkohë, më herët, Fatmir Mediu kishte kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke argumentuar se situata duhet trajtuar seriozisht pas paralajmërimit për rrezik të mundshëm nga Irani.

 

1 Komente

  1. X
    Xhevahir (Xhavello) Datja

    SHOW-n ne parlament lere o Taulant. Provojeni fajin dhe denojini, keni qe ne 2013 ne pushtet, ndaj Gerdecin, 21 janarin, etj, etj duhet ti kishit zbardhur, por vetem llogje beni, te gjithe ne nje tepsi ushqeheni. Hajer mos befshi ne 500 breza, ju zente haka e popullit te shumevuajtur

    Lini një Përgjigje