TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 15:53

Tiranë-Beograd, dy realitete opozitare në të njëjtën ditë

Shkruar nga Pamfleti
Tiranë-Beograd, dy realitete opozitare në të njëjtën
Foto ilustruese

Më 23 maj Sali Berisha “vret” garën në PD dhe rizgjidhet kryetar, në serbi studentët dhe opozita shkundin qeverinë e Vuçiç...

Dy zhvillime politike në Ballkan nxjerrin në pah kontrastin mes një opozite të centralizuar në Shqipëri dhe një lëvizjeje studentore që kërkon ndryshim politik në Serbi.

Më 23 maj, Partia Demokratike në Shqipëri do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e saj, ku Sali Berisha hyn në garë pa asnjë kundërshtar. Pas 35 vitesh në politikë dhe dekadash dominimi në të djathtën shqiptare, ish-kryeministri nuk ka ndërmend të largohet, por këtë herë ka vrarë edhe garën brenda partisë.

Ironia politike e datës qëndron në faktin se po atë ditë, në Serbi, studentët dhe grupet opozitare kanë paralajmëruar një nga tubimet më të mëdha kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, në një moment kur Beogradi po përballet me presion të fortë social dhe politik.

Në Shqipëri, opozita ka hallet e saj dhe ëqshtë katandisur në protest me diusa qindra persona. Pas përçarjeve të brendshme, largimit të figurave kritike dhe kontrollit të strukturave të partisë, lideri historik i demokratëve hyn në zgjedhje i vetëm, duke vulosur dominimin e tij absolut në PD edhe në vitin 2026.

Ndërkohë në Serbi, situata politike po lëviz në drejtim të kundërt. Studentët që prej muajsh organizojnë protesta kundër qeverisë së Vuçiç kanë paralajmëruar një tubim masiv në sheshin “Slavija” të Beogradit. Krah tyre janë dhe partitë opozitare.

Ndërkohë te ne halli i opozitës është që Berisha të rimarrë kreun e partisë, në vend që të mobilizojë studentët dhe qytetarët të ngrihen kundër kësaj qeverie. 

Në Serbi, lëvizja studentore, e cila nisi fillimisht si reagim ndaj korrupsionit dhe institucioneve të kapura, tashmë po hyn hapur në terren politik. Studentja e Fakultetit të Shkencave Politike, Tara Blagojeviç, deklaroi për median serbe “Danas” se protesta nuk do të jetë thjesht simbolike.

Këto nuk ishin vetëm kërkesa, por parime që na bashkuan dhe që tregojnë se lufta për drejtësi dhe përgjegjësi është bërë përditshmëria jonë. Sot duam të tregojmë çfarë kemi bërë. Jo përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete të asaj që kemi përgatitur, sepse besojmë se shoqëria mund të jetë e drejtë dhe funksionale nëse ka një plan dhe vullnet për të ndryshuar”, tha ajo.

Sipas saj, studentët po përgatiten edhe për zgjedhje, duke trajnuar vëzhgues dhe duke zgjeruar rrjetin organizativ në gjithë Serbinë.

Nuk e shohim këtë si ndarje mes Beogradit dhe pjesës tjetër të vendit. Ky tubim u përket të gjithëve. Ejani të tregojmë sa jemi”, deklaroi Blagojeviç.

Edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Bojan Vraniç, e konsideron protestën e 23 majit si hyrje të qartë në betejën politike kundër Vuçiç.

Vitit të kaluar qytetarët dolën në rrugë nga solidariteti me viktimat dhe kundër korrupsionit. Tani mesazhi është ndryshe: votoni për ne, për kandidatët tanë, bashkohuni me ne. Kjo tashmë është politikë e hapur”, u shpreh ai.

Në të njëjtën ditë, Ballkani do të prodhojë kështu dy pamje krejt të ndryshme të opozitës: në Tiranë një lider historik që rikandidon i vetëm pas 35 vitesh në politikë, ndërsa në Beograd një brez studentësh që kërkon të sfidojë pushtetin përmes mobilizimit masiv në rrugë.

 

berisha pd

1 Komente

  1. l
    lalai

    Berisha eshte karrikja ku ka vendosur bythen Edi Rama. Dhe ka gjetur shume rehat !

    Lini një Përgjigje