TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 14:39

Ervin Demo takim me kryebashkiakët e Austrisë: Programet e BE janë të mëdha!

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Demo takim me kryebashkiakët e Austrisë: Programet e BE
Ervin Demo

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim me kryetarët e Bashkive të Austrisë, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë procesi i integrimit europian, reforma territoriale dhe forcimi i pushtetit vendor në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Demo theksoi rëndësinë e përgatitjes së bashkive për sfidat që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai u ndal edhe te bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e kapaciteteve administrative, duke vlerësuar mbështetjen e dhënë nga partnerët suedezë në themelimin e Akademisë së re për pushtetin vendor.

Ministri rikujtoi gjithashtu ndryshimet që ka kaluar organizimi territorial në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se reforma administrative ka sjellë transformime të rëndësishme në strukturën e qeverisjes lokale.

“Jemi shumë krenarë që kemi themeluar Akademinë e re me ndihmën e partnerëve, sidomos partnerëve suedezë. Programet e BE janë të mëdha. Objektivi ynë është që të jemi në BE deri në vitin 2030. Është me rëndësi që bashkitë të bëjnë një punë të mirë për t’u përballur me sfidat që do kenë përpara. Kur flasim për reformën territoriale, Shqipëria ka kaluar në struktura të ndryshme të qeverisjes lokale. Ishim 26 Bashki, 26 qendra, pas ’91 shkuan në 31 dhe në 2014 ky numër shkoi në 61”, tha Demo.

ervin demo pushteti vendor

Lini një Përgjigje