TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 18:35

U emërua zv.ministre nga Rama, partia e Metës nis sulmet ndaj Cakës: Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë!

Shkruar nga Pamfleti

U emërua zv.ministre nga Rama, partia e Metës nis sulmet ndaj

Emërimi i Silva Cakës, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme ka shkaktuar reagime të ashpra në Partinë e Lirisë, ku

Zëdhënësja e Ilir Metës, Jasmira Memelli, përmes një deklarate të fortë ka dënuar ashpër vendimin e Cakës për t’u bërë pjesë e qeverisë së Edi Ramës, të cilin ajo e cilëson si “qeveri e krimit dhe e korrupsionit”.

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pavlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet”, thuhet në deklaratën e Memellit.

Duke ironizuar vendimin e Cakës për të lënë politikën dhe për të ndjekur, siç kishte deklaruar, Shkollën e Magjistraturës, zëdhënësja e Partisë së Lirisë shprehet:

Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në ‘Shkollën’ e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.”

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale që flasin më shumë se çdo fjalë.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës, që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, përfundon deklarata.

1 Komente

  1. l
    li

    ndryresirat kane vetem nje emer ndyresira deri dje shaje qeverisjen sot behesh me te jeni kllouna njerez pa identitet .

    Lini një Përgjigje