Media amerikane ‘CNBC’ i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri. Duke marrë shkas edhe nga ‘shkëndija’ që ndezi këto protesta, media amerikane i është drejtuar për koment kompanisë e cila do të ndërtojë projektin në Sazan.
Firma e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, e referoi ‘CNBC’-në te një firmë PR për t’i kthyer përgjigje. Agjencia tha se Sazan Real Estate Development LLC është entiteti që zhvillon projektin dhe se Affinity Partners nuk ka asnjë përfshirje. Ajo shtoi se çdo partner amerikan ishte i përfshirë në cilësinë e tij personale dhe se nuk ka lidhje me Kushnerin.
“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, tha në një deklaratë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.
Më tej në deklaratë thuhej se vijimi i këtij projekti mbetet në dorën e Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“E ardhmja e saj në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera.
po ca do te fitojne shqiptaret he na thuaj i marrim me rradhe : vende pune gabim se nuk jane shqiptaret qe do te punesohen aty si kamariere pastrues banjosh thjesht do jene ca skllever ne sherbim te te pasurve qe do te kene nje ishull per vete dhe keta te punesuar do te jene filipinas bangkandesh etj etj. ca fitimi do te marrim ne si popull asgje thjesht do kishim nje ishull ku dhe mund te shkonim ta vizitonim tani jo e jo se e kane pasaniket po zona do te rriten perseri cmimet dhe ata pak shqiptare do te ikin se shteti rroga su ngre sherbimet i ka hequr fare dhe cfare fituam nje mut te madh fitojne keta horra qe na drejtojne dhe qe shqiperine po e shesin sikur te ishte madh pa zot .mallkuar qonsh poshte o rrace komunistash. per me shume shih ca fituam ne palase apo te ajo pika e vogel e kumbaros qe te kemi nje opinion zhvillimin qe na servirin thjesht geto .