TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 12:35

U pyet në komision për dekretin e Presidentit, Celibashi: KQZ s’ka autoritet për të vlerësuar kushtetutshmërinë

Shkruar nga Pamfleti

U pyet në komision për dekretin e Presidentit, Celibashi: KQZ

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar sërish dekretin e presidentit Bajram Begaj, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Përballë sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, Celibashi iu përgjigj akuzave të opozitës, në Komisionin e Ligjeve.

Ai tha se KQZ nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit.

“KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrimin për të përgatitur procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Lini një Përgjigje