
Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, pas fjalimit që mbajti në Kuvendin Kombëtar të ditës sotme.
Në një prononcim pë mediat, Berisha tha se Argita është një aktiviste e PD që në ditët më të para të themelimit të saj, duke shtuar se ajo në Kuvendin Kombëtar shprehu thjesht mendimet e veta dhe kjo sipas tij nuk do të thotë asgjë më shumë.
“Është një aktiviste e PD që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Është fjalimi i parë publik në Kuvendin e partisë, nuk do të thotë asgjë më shumë se sa një fjalim, shprehu mendimet e veta si aktiviste”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje