Gjatë konferencës me Borrell dhe Várhelyi, kryeministri Edi Rama ka pranuar tërheqjen nga pasaportat e arta. Rama tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Për sa i përket amnistisë fiskale, Rama u shpreh i vendosur për të mos hequr dorë dhe tha se pret ekspertizën e BE.
“Sa i përket pasaportave të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në pari sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë së bashku, ndaj falënderim për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit.”-tha Rama.
Kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje për zyrtarët e lartë që po mbështesin integrimin në BE të Shqipërisë, e cila thotë se është në krye të trenit në këtë rajon. Po ashtu përmend përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke thënë se e sheh me admirim këtë proces. Rama thotë se dokumenti është gjëja më i mirë që mund t’i ndodhë.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe komisionerit Varhelyi me një proces që ka qenë tejet i vështirë dhe me një periudhë kohe jo të shkurtër shumë i padrejtë drejt Shqipërisë prej konjukturave politike. Ju na keni dëshmuar sërish respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tanimë është e çelur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit por në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialogut, normalizimit. Më lejoni t’ju them që e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në këndvështrimin tonë, dokumenti është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do ia lejojë vetes që të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij se realisht BE i kanë ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave të tjera një rrugë të re”, tha Rama.
Lini një Përgjigje