
Nuk kanë fund çudirat brenda kampit socialist. Teksa të gjithë e morën vesh se Edi Rama vendosi të shkarkojë Delina Ibrahimajn nga posti i ministres së Financave, kjo e fundit e ka mohuar. PS ka mbledhur Asamblenë Kombëtare në një prej lokaleve të kryeqytetit dhe gazetarët e pyetën nëse ishte larguar, por ajo surprizoi: “Nuk jam shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar”.
Lini një Përgjigje