VanHorn takon Evis Salën dhe i jep mesazh të fokusohet te kompanitë amerikane
Përmes një tjetër mesazhi të qartë diplomatik, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vendosur theksin te rëndësia e kompanive amerikane dhe transparenca në projektet publike.
Në një takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u ndal në mënyrë specifike te roli që mund të luajnë kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane në përmirësimin e shëndetësisë publike në Shqipëri.
Sipas njoftimit, biseda u përqendrua te mënyrat se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë sistemin e kujdesit shëndetësor, si dhe se si mund të përfitohet nga përvoja dhe standardet e larta që ofrojnë kompanitë amerikane në këtë sektor.
“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”, njoftoi ambasada.
Por teksa shumë kompani të dyshimta kanë marrë në duar koncesionet në shëndetësi dhe shumë të tjera kanë monopolin e ilaçeve, e dërguara e SHBA ja ka bërë të qartë Salë që të bëjë kujdes dhe të shohë te kompanitë amerikane.
Kjo deklaratë nuk vjen në vakum. Vetëm pak ditë më parë, VanHorn dërgoi një tjetër sinjal të fortë, këtë herë për teknologjinë dhe infrastrukturën kritike.
“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Van Horn.
Ky mesazh përkthehet qartë si paralajmërim kundër përdorimit të teknologjive të rrezikshme ose të ofruara nga kompani që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Edhe pse nuk përmenden me emër, nënteksti është i qartë: Shqipëria duhet të orientohet kah kompanitë e besueshme amerikane, si në shëndetësi, ashtu edhe në infrastrukturë e komunikim, dhe të mbajë distancë nga teknologji që vijnë nga vende me agjenda të tjera.
Suksese Ministria me e mire qe kemi patur nga 1990 deri me sot.
Profarma eshte kompani amerikane me sa di.
Ministrja Sala do ofroje ato kompani që i jep urdhër Rama, e jo cila kompani është më e mira.