TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 21:47

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me dieta e rimbursime gjatë korrikut; si përlanë 113 mln lekë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me

Ja përfitimet e deputetëve gjatë muajit korrik...

Kuvendi më 3 korrik mbylli punimet e Legjislaturës X, një legjislaturë e mbushur me debate, përplasje e konflikte. Pasi u “lodhën shumë” gjatë zgjedhjeve, deputetët u rikthyen në punë për pak javë dhe në ditën e tretë të korrikut mbyllën punën, por kjo nuk i ka ndalur që në xhepat e tyre të marrin përveç pagës, edhe dieta e rimbursime.

Në Indonezi i vunë zjarrin Parlamentit për shkak se deputetët rritën pagat për veten e tyre. Në Shqipëri, deputetët jo vetëm që i çuan pagat në 3 mijë euro, por nuk hoqën aspak dorë nga benefitet e tjera që u jep ligji.

Kuvendi ka publikuar shpenzimet nga buxheti që kanë shkuar për përfitimet e deputetëve dhe bie në sy se në korrik, ndonëse ka pasur vetëm 1 seancë, deputetët kanë përfituar plot 113 milionë lekë të vjetra për rimbursim karburanti, telefoni, pagesë dietash apo pagesë qiraje.

Padyshim ligji ua jep të drejtën, por ligji shprehet se karburanti dhe dieta duhet të përdoren për të takuar qytetarët dhe jo për të shkuar në plazh. Shumica e deputetëve në korrik e gusht nuk kanë lënë vend pa shkelur, nga Jugu në Veri, ndërkohë që kanë marrë 40 mijë lekë të reja kompensim karburanti, 17 mijë lekë rimbursim telefoni, 37 mijë lekë dieta, si dhe rimbursime për qira banese.

Pra, problemi është se shumica e deputetëve e përdorin ligjin për të marrë edhe qindarkën e fundit. Ka emra si Sali Berisha apo disa deputetë të tjerë që kanë hequr dorë nga benefitet që nuk i meritojnë, por ka shumë të tjerë që edhe pse kanë biznese dhe pasuri sheikësh, në fund kanë marrë edhe 300 lekë honorare. /Pamfleti

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me

Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me

 

Lini një Përgjigje