Politike17 Prill 2023, 07:34

Videoja e Ramës nga Kavaja, Berisha akuza kryeministrit: Banalitet dhe fjalor “alla alabak” për të mbuluar vjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti
Videoja e Ramës nga Kavaja, Berisha akuza kryeministrit: Banalitet dhe
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook videon e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në Kavajë, ku sipas tij, shefi i ekzekutivit fyen qytetarët.

“Pse doni gjithmonë mbrapsht”? – ishte ajo çka Rama i tha qytetarëve gjatë fjalës së tij.

“Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, iu drejtua Rama, kavajasve.

Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.

Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.", shkruan Berisha.

 

sali berisha rama