Njeriu që shpalli non grata ish kryeminsitrin Sali Berisha në 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë ku do të qëndrojë më shumë se 8 orë në Tiranë.
Në këtë vizitë Blinken pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ku pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.
Agjenda e plotë:
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.
Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.
Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.
15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.
Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.
Para nisjes së kësaj vizite, Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim tha se vizita e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri do të përqendrohet tek “ e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”.
“Vizita vjen pasi ne kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një kohë kur duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe shqiptarët për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në 2023. Shqipëria është tani në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”, tha Kim.
Ndërkohë, ditën e sotme ndalimi i qarkullimit nis nga ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, në disa akse rrugore si më poshtë.
Ku ndalohet qarkullimi? (ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024)
1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".
Ku është ndaluar parkimi? (nga ora 19:30 dje deri në orën 20.00 sot)
1- Rruga "Faik Konica"
2- Rruga "Dervish Hima"
3- Rruga "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit),
4- Rruga"Gjergj Filipi"
5- Rruga"Lek Dukagjini"
6-Rruga e Elbasanit
7-"Papa Gjon Pali II"
8- Bulevardi “Bajram Curri”,
9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
10-"Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese)
Cilat janë rrugët alternative për në Rinas?
1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim!
2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Emergjenca mjekësore?
Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Lini një Përgjigje