Politike 4 Shtator 2023, 10:16

Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare që pritet të zhvillojë ditën e sotme dhe të nesërme.

Presidentja Osmani është pritur në një ceremoni nga Presidenti Bajram Begaj.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve. Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Përveç Begajt, Osmani do të ketë takim tetë-à-tetë edhe me kryeministrin Edi Rama, takim ky që do të mbahet më 4 Shtator nga ora 12:30 deri në 12:45.

Pas takimit kokë me kokë me Ramën, do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Ramës, që pritet të zgjasë nga ora 13:00 deri në 14:30. Osmani do të ketë takim edhe me kryetaren e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Më poshtë gjeni axhendën e plotë të vizitës së Osmanit në Shqipëri:

4 Shtator:

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10:15-10:40 – Takim tete-a-tete midis Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 10:40-11:30  – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 11:40-12:05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje.

Ora 12:30-12:45 – Takimi tête-à-tête midis Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 12:45-13:00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

5 Shtator:

Ora 09:00 – 09:20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklaratë.

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkisë, Andi Seferi dhe Komandantit të Gardes se Republikës, Gramos Sako.

Nisja për në Berat:

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo.

11:30-11:45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’).

Nisja për në Durrës:

Ora 16:50-17:15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako.

Ora 17:30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

osmani begaj