TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 10:53

Voton kryeministri Rama me bashkëshorten, apel qytetarëve: Mos u dekurajoni, dilni shprehni vullnetin tuaj

Shkruar nga Pamfleti
Voton kryeministri Rama me bashkëshorten, apel qytetarëve: Mos u
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar paraditen e sotme rreth orës 10: 50 në shkollën "Ymer Lala" në Surrel.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Pas hedhjes së votës, Rama në një deklaratë për mediat tha se qytetarët të mos dekurajohen, pavarësisht problemeve me identifikimin elektronik.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

"Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e KQZ-së të mos ketë ndikuar në votim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti i tyre të vendoset i plotë për të gjithë kandidatit.", tha Rama në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

 

edi rama 14 maji voton kryeministri

Lini një Përgjigje