
Gjatë seancës parlamentare ku po debatohet lidhur me raportin vjetor të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deputeti socialist Damin Gjiknuri është ndalur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u ezekutua në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Gjiknuri tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja tregoi përceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë, pasi në rrjetet sociale pati një lumë komentesh inkurajuese për vrasësin.
“Kjo ngjarje e rëndë u dënua me forcë nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare, por me trishtim u vu re një ekzaltim nga një pjesë e mirë e shoqërisë, e shprehur në komentet publike dhe rrjete sociale, ku krimi glorifikohej. Është kambanë alarmi, sepse besimi te drejtësia është akoma më i ulët. Kjo bëhet edhe më domethënëse pas euforisë dhe entuziazmit që ringjalli reforma në drejtësi 9 vite më pare”, tha Gjiknuri.
Në vijim, deputeti socialist ka vlerësuar SPAK-un si një nga hallkat e rëndësishme të ndjekjeve penale.
“Nuk mund të lë pa përmendur rolin e SPAK, një institucion që po konsolidohet çdo ditë e më shumë. Fakti që kemi goditje të shumta të grupeve kriminale, me shtrirje ndërkombëtare, është tregues. SPAK është bërë kryefjala e luftës kundër korrupsionit, duke goditur në çdo nivel”, tha Gjinkuri.
Per sa kohe te len ty jashte normal qe SPAK po punon mire sipas kerkesave te gjatoshit.