TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shtator 2023, 09:16

Vuçiç sulmon ndërkombëtarët: Po të flisja si Albin Kurti, do më kishin varur në Berlin ose Washington!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç sulmon ndërkombëtarët: Po të flisja si
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet kundër komunitetit ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ata shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti. Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta”, nënvizoi ai, pa saktësuar se për cilën deklaratë të kryeministrit të Kosovës po fliste.

Vuçiç anashkaloi pyetjen nëse në propozimin e BE-së për të ecur përpara në takimin e së enjtes ishte edhe kushti ndaj Serbisë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Edhe kur BE-ja akuzon Kurtin si fajtor, unë duhet të jem fajtor pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje”, theksoi presidenti serb.

Takim i pasuksesshëm ishte ai mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në 14 shtator.

Sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell BE-ja doli me propozim për kompromis, por që Kurti refuzoi.

 “Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecët para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë. Duhet të them që Presidenti i Serbisë ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për implementimin e marrëveshjes. Erdhi me një propozim tjetër, por u pajtua me propozimin tonë. Provuan shumë por ishte e pamundur të arrijmë diçka”, tha Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Megjithatë, shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti thotë se në këtë takim ai ishte i vetmi që solli propozim në tryezë, një udhërrëfyes për sekuencimin e planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim.

“Presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis meqenëse nuk mund  të ketë kompromis mes propozimit me sekuencë dhe kushttëzimit të vjetër”, tha Kurti.

 Kurti akuzoi ndërmjetësit për anshmëri në proces.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë e kushtëzimin nga Serbia e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues…E unë s’mund ta pranoja një të tillë duke cenuar Kosovën, kryeministër i së cilës jam. Edhe ky dokumenti i vjetër që paraqet dokumentin e kushtëzimit që një herë Asociacioni e pastaj shohim, e kemi në dorë e s’kemi qenë në dijeni që ka pasur një të tillë”, tha Kurti.

Albin Kurti shtoi se masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës duhet të largohen.

 

aleksandër vuçiç kurti

Lini një Përgjigje