
Gazetari dhe moderatori i njohur Ylli Rakipi ka folur për karrierën e tij dhe për intervistat me politikanë të njohur. Ai ka folur konkretisht për intervistat me Berishën dhe Ramën duke komentuar zhvillimet.
“E kam pasur shpesh të vështirë të intervistoj politikanët. Për shembull, Sali Berisha thotë vetëm atë që do ai, vetëm ato që do ai. Edhe kemi bërë një kompromis ku i kam thënë: ‘Unë do të pyes, ti përgjigju.’ Po mos kini merak se doktori ka punën e tij. Ndërsa Flamurin e toleroja, në atë masë që thoshte çfarë të donte, edhe herën e fundit i thashë: ‘Unë po zbres poshtë, po pi një kafe dhe kur të mbarosh po vij të vazhdojmë”, tha Rakipi për “Euronews Albania”.
Më tej, Rakipi ka folur edhe për Ramën teksa ka kujtuar edhe një intervistë të njohur. Gazetari shton se kryeministrisri në disa intervista është fasadë ndërsa tek të tjerat ‘zbret me këmbë në tokë’ dhe është i vërtetë.
“Rama ka intervista interesante, sepse ai harron që është Kryeministër. I thërret, mos t’i përmendim emrat e kolegëve, i ul aty dhe gazetarët. I bën ato fasadat që i bën më mirë se çdo njeri, edhe në BE, edhe në Amerikë. Në intervistat e tjera, Rama zbret dhe është shumë i vërtetë. Ikën nga Kryeministri, e zhvesh petkun e Kryeministrit dhe shkon dhe harron. Edhe atë moment më thotë mua batutën: ‘Banda, banda, banda.’ Po i thashë: ‘Ju jeni tre banda, banda e Berishës, banda e Metës dhe banda juaj”, u shpreh Rakipi.
Lini një Përgjigje