
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi në Australi, në plazhin Bondi, ku dy persona të armatosur, hapën zjarr ndaj turmave, duke shkaktuar minimalisht 12 të vdekur dhe rreth 30 të plagosur.
Bajram Begaj shkruan se dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre. Presidenti i shpreh ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.
“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X.
Shqiptaret nuk ju kane zgjedhur per te bere deklarata, por per tu zgjidhur hallet.