Politike13 Shkurt 2024, 11:36

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës më 20 shkurt, dy deputetë të Bashës i bashkohen Rithemelimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës më 20

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.

Në datën 20 shkurt në orën 17:30 opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ky tubim është thirrur nga grupi i Rithemelimit, të cilit i është bashkuar edhe Gazment Bardhi.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Flamur Nokës dhe Gazmend Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.

Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.

Por cilat janë arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:

Në një broshurë të shpërndarë nga PD, tregohet slogani: Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që rendin edhe arsyet: Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

Ndërkohë që nga burime për gazetarin Osman Stafa, pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës më 20Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës më 20

slogan proteste opozite deputete te bashes rithemelimi