Politike12 Shkurt 2024, 22:36

“Po vjen ai që shpalli non-grata Berishën”/ Alizoti zbulon se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita për vizitën e Blinken!

Shkruar nga Pamfleti

“Po vjen ai që shpalli non-grata Berishën”/ Alizoti zbulon

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ka treguar se çfarë qëndrimi do të mbajë Grupi Parlamentar, për vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Alizoti u shpreh se PD nuk ka pse të mbajë qëndrim për çdo zyrtar që vjen në vendin tonë, ndërsa analisti Arjan Curri kundërshtoi, duke thënë se ky është as më pak e as më shumë, por zyrtari që shpalli non grata ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesë nga biseda në studio:

Alizoti: Ju mendoni se grupi ynë parlamentar ka qëndrim për çdo zyrtar që vjen në Shqipëri? Grupi Parlamentar nuk ka për detyrë të prononcohet për vizitën e çdo zyrtari. Mendoj se PD nuk mban qëndrime kush vjen në Shqipëri.

Curri: Po nëse takon Bashën, do mbani qëndrim?

Alizoti: Jo, nuk do mbajmë

Curri: Po vjen ai që shpalli non grata Berishën!

Alizoti: Nuk kam asnjë qëndrim. Çfarë qëndrimi të mbajë Grupi Parlamentar?!

alizoti