
Ditën e sotme është shoqëruar me debate të ashpra në Kuvend ndryshimi i kryesisë së grupit parlamentar të PD-së në Kuvend.
Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo e cila deklaroi se kryatari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton ndryshimet në përfaqësimin e grupit parlamentar të PD-së.
Basha i ka deleguar kompetencën e krytares së grupit parlamentar deputetes Flutura Açka.
“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD. Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse”, deklaroi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Njohja e vendimit të Lulzim Bashës bëri që Gazmend Bardhi të përplasej me kryeparlamentaren Nikolla, duke i thënë se po shkelte rregulloren, pasi vendimet për përfaqësimin në parlament i merr grupi parlamentar.
Për shkak të toneve të ashpra të Bardhit, kryetarja e Kuvendit i kërkoi atij të ruante qetësinë, pasi në të kundërt mund të nxirrej jashtë.
“Mos përplas tavolinën se ju nxjerr jashtë! Ju thashë dhe po përsëris edhe njëherë me shumë qetësi, mendoja se shkresa që kishit dërguar ishte personalisht për mua, jo për të njoftuar Kuvendin. Ishte një shkresë që impaktonte grupin parlamentarë të Partisë Demokratike. Jeni konfuz dhe po krijoni një situatë të paprecedente për publikun”, tha Nikolla.
Pjesë nga debati:
Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp.
Gazment Bardhi: Pse thërret Ermonela Felaj në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD. Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?
Lindita Nikolla: Qetësohu, se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty!
Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, as Ermonela.
Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.